Rritet numri i udhëtarëve përmes aeroporteve në Ohër dhe Shkup!

Numri i udhëtarëve që i kanë shfrytëzuar dy aeroportet e vendit në dy muajt e parë të këtij viti është rritur për 9%

Të dhënat nga TAV Maqedonia, që menaxhon me aeroportet, tregojnë se në këtë periudhë, nga Shkupi dhe Ohri janë transportuar 238.180 persona.

Përndryshe, në vitin e kaluar, 1.8 milionë udhëtarë i kanë shfrytëzuar aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Nga viti në vit, numri i udhëtarëve është rritur për 15%. Rritje është shënuar edhe në fluturime, respektivisht për 8.9%.

In : Aktuale

Loading...
loading...