BLENDI PETROL
Aktuale

Rritja e naftës, do sjell shtrenjtime të tjera

Qytetarët në Maqedoni druajnë se rritja e çmimit të naftës do të ndikoj edhe në rritjen e çmimeve tjera si ushqimet, transporti dhe gjërat e tjera.

Ata thonë se përveç problemit primare sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjen tani ballafaqohen edhe me shtrenjtimin e transporit publik.

“Me 10 mij denarë, nuk kemi kushte për jetë kurse cmimet por rriten, është një turp i madh për vendin. Jo vetëm që ka rritje tek tranporti publik por edhe tek prodhimet ushqimore”…

“Cmimet nuk janë paralel me cmimet e naftës, janë më të lira. Transportuesit kanë probleme me bileta, duhet ti nxjerin në biletare”, theksojne qytetaret.

Ritja e çmimt të naftës, tashmë i shqetëson edhe taksi vozitësit. Ata thonë se para dy vitesh duheshin 2000 denar për të mbushur rezervuarin e automobilit, por tani nevoiten 3000 denarë.

“Sipas naftës që ka hyp, cmimet e taksive janë shum tlira. Ka nevoj me rrit çmimin”, shprehet taksi vozitesi.

Rritja e çmimit të naftës ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen edhe të prodhimeve tjera. Rritja për 30 deri 40% e çmimit të naftës ka ndikuar edhe tek produktet tjera përfshi edhe prodhimet bujqësore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button