Aktuale

Rrjeti i OJQ-ve në Strugë kërkon revizion të plotë në Komunë dhe ndërmarrjet publike


Rrjeti i organizatave joqeveritare në Strugë, por edhe një numër i madh qytetarësh, ngrenë publikisht pyetjen nëse do të vijë dita që të realizohet një revizion i plotë dhe transparent i Komunës së Strugës dhe i të gjitha ndërmarrjeve publike që financohen nga buxheti komunal.
Sipas tyre, revizioni duhet të përfshijë Ndërmarrjen Publike Komunale Strugë, NP Ujësjellës dhe Kanalizime, NP Eko Struga, si dhe sektorët kyç brenda Komunës, përfshirë inspektoratin komunal dhe mjedisor, sektorin e urbanizmit, legalizimeve, buxhetit – ku theksohet rreziku i keqpërdorimeve të mundshme – si dhe sektorin për menaxhimin e fondeve IPA.
Në listën e institucioneve që, sipas OJQ-ve, duhet t’i nënshtrohen kontrollit dhe transparencës së plotë përfshihen edhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Strugës.
Kërkesa kryesore është që të publikohen të gjitha të dhënat financiare dhe administrative, si dhe të kërkohet përgjegjësi për çdo parregullsi eventuale, në interes të qytetarëve dhe transparencës institucionale.
Qytetarët rikujtojnë se një proces i tillë ishte premtuar nga Kryetari i Komunës së Strugës gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa tani presin që ky premtim të konkretizohet me veprime konkrete.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button