
Një sukses i madh vjen nga SHF “Aki Dika” në fshatin Livadhi të Strugës, ku nxënësi i klasës së gjashtë, Rron Hoxha, është shpallur kampion në garat rajonale të Gjuhës Angleze (ELTAM), për të dytin vit radhazi.
Pas triumfit në garat shkollore dhe komunale, Rroni ka vazhduar me rezultate të shkëlqyera edhe në nivel rajonal, duke u dalluar në konkurrencë të fortë me nxënës nga i gjithë rajoni, i cili përfshin Strugën, Ohrin, Kërçovën dhe Dibrën. Këto gara përfshijnë nxënës nga të gjitha etnitetet, duke e bërë suksesin e tij edhe më domethënës.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit të tij maksimal, si dhe i mbështetjes së vazhdueshme nga mësuesja Anita Reçi Emini, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në përgatitjen e tij.
Rron Hoxha tashmë do të përfaqësojë rajonin në garat republikane, ku pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm suksesi dhe të përfaqësojë me dinjitet shkollën dhe qytetin e Strugës.
(StrugaLajm.com)
.gif)




























