Rruga me gropa drejt Qafë Thanës tregon pafuqinë e politikës shqiptare në Maqedoni në këto 30 vjet

Prej vitesh, në aksin rrugor tepër të rëndësishëm që lidh Maqedoninë dhe Shqipërinë, nëpërmjet Qafë Thanës, ndodh një situatë sa paradoksale, aq dhe për të ardhur keq .Prej 30 vitesh, shiu dhe dimri hap gropa në magjistralen e Qafë Thanës, ndërsa shteti apo ndërmarrja kompetente, bënë sikur mbush gropat dhe në momentin e parë të mundshëm, gropat problematike ,sërish rikthehen në këtë rrugë që përvec se lidh disa vendbanime me qytetin e Strugës, është lidhja kryesore rrugore me Shqipërinë. StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Kjo rrugë, problematike, tashmë është kthyer në një makth për shoferët dhe udhëtarët e shumtë, jo vetëm të kësaj pjese të Strugës, por e qindra udhëtarve që nga Shqipëria futen në Maqedoni.Kjo lojë e cila ngjan shumë me taatrin e absurdit, realishtë flet vetë për fuqinë dhe orientimin e politikbërësve, në radh të parë shqiptar në Maqedoni, të cilët në këto 30 vjet nuk mund ti thonë votuesit të tyre se një rrugë rajonale apo magjistrale që lidh shqiptarët me shqiptarët, plotëson standartet ndërkombëtare minimale .Pothuajse, të gjithë rrugët që të shpien në pikat kufitare që lidhin Maqedoninë me Shqipërinë dhe Kosovën(përjashtimet janë minore)pothuajse janë rrugë problematike të ndërtuara në kohën e ish -Jugosllavisë që nuk plotësojnë parametrat e kohës së tanishme.Por, ti rikthemi rrugës së Qafë Thanës e cila pavarsisht premtimeve të shumta se do të bëhet këtë apo atë vit deri tani i sigurtë është vetëm dëmi ekonomik që i është shkaktuar biznesit të Strugës, sepse ka ulur frekuentimin dhe për pasojë ka dëmtuar edhe më shumë në këtë kohë pandemie qarkullimin tregtar ndërmjet dy vendeve.Janë të shumtë bizneset në Strugë që si pasojë e gjendjes alarmante në rrugën e Qafë Thanës kanë regjistruar humbje në biznes .(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...