Aktuale

Rruga nga Podmolli deri në Ohër do të hapet për qarkullim nga sonte

Ohër, 21 qershor 2025 – Nga sonte do të hapet për qarkullim për të gjitha mjetet rruga nga Podmolli deri në Ohër, pjesë e autostradës Kërçovë–Ohër, njofton Ministria e Transportit.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Koce Trajanovski, kanë inspektuar sot punimet në këtë segment.

“Sipas konstatimeve, ndërtimi i autostradës po zhvillohet sipas dinamikës së dakorduar, pavarësisht problemeve të shumta në të kaluarën. Ndërtimi i autostradës Ohër–Kërçovë ishte tërësisht i bllokuar gjatë kohës së qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, për plot 7 vite nuk u punua fare. Me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, punimet kanë nisur me intensitet të plotë dhe pritet që deri në fund të vitit 2026 të përfundojë i gjithë aksi Ohër–Kërçovë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Segmenti Podmoll–Ohër ka qenë i mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve sipas një regjimi të përkohshëm të trafikut, ndërkohë që qarkullimi është zhvilluar përmes rrugës së vjetër rajonale.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button