BLENDI PETROL
Aktuale

Rruga Prishtinë – Shkup përmes Kaçanikut do të lëshohet më 1 qershor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot informoi se rruga Prishtinë – Shkup, përmes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, do të lëshohet në qarkullim me siguri më 1 qershor, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencë për media pas seancës së sotme qeveritare, Haradinaj deklaroi se sipas informacionit që e ka marrë nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, punët në këtë rrugë do të përfundojnë deri më 1 qershor, sepse punohet në dy turne.

Kjo rrugë u mbyll më 8 maj me qëllim që të zgjidhen problemet me vende ku shpesh herë ka rrëshqitje të dheut dhe fillimisht është paralajmëruar se punët do të zgjasin një muaj.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button