BLENDI PETROL
Aktuale

“Rrugët e Maqedonisë”: Dëbora është pastruar edhe gjatë natës

NP “Rrugët e Maqedonisë” bën të ditur se ekipet kujdestare gjatë natës në vazhdimësi kanë punuar në terren dhe, siç kanë njoftuar nga atje, po pastrojnë të gjitha rrugët shtetërore për t’i mbajtur të kalueshme për qarkullim.

“Trafiku zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore me baltë në rrugë. Shërbimet e NP #Rrugët e Makedonisë” me gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të lirojnë për qarkullim normal në rrugët shtetërore”, thonë nga kompania.

Ata apelojnë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për ngasje në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, t’i drejtojnë veturat me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur në komunikacion, si dhe të respektojnë rekomandimet e shërbimeve të komunikacionit.

“Sipas informacioneve nga DPHM, reshje bore me intensitet të ndryshueshëm në orët e mëngjesit janë shënuar në mbarë vendin, andaj apelojmë që të monitorohen kushtet atmosferike dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në kohë të informohen nga shërbimet e komunikacionit për gjendjen e rrugët shtetërore.

Gjithashtu apelojmë që drejtuesit profesionistë të mjeteve të rënda të informohen për gjendjen e rrugëve dhe rekomandimet e trafikut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” në vazhdimësi monitoron gjendjen e rrugëve shtetërore dhe reagon në përputhje me mekanizimin e përgjithshëm në terren”, thuhet në njoftimin e dërguar nga kompania.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button