RRUGËTIMI I GJUHËS SHQIPE NGA MANASTIRI (1908) DERI NË TIRANË (1972)

        Viti 2022 në gjuhësinë shqiptare shënon 50  vjet nga  data e mbajtjes së Kongresit  të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe . Kongresi punimet I zhvilloi nga data 20 – 25 Nëntor të vitit 1972 në Tiranë 

         Me nismën e Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi I Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongres mirrnin pjesë 87 delegatë nga mbarë trojet shqiptare, dhe atë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe nga arbëreshët e Italisë . Të gjithë pjesmarrësit ishin punëtor të shkencës , të arsimit dhe të kulturës shqiptare. 

    Synimi kryesor I Kongresit ishte përcaktimi I parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit , për të pasur një gjuhë letrare të njësuar kombëtare . Ishin disa nga parimet themelore për themelimin e rregullave të drejtshkrimit, por parimi themelor ishte parimi fonetik ku u theksua që në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme të shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjerimin letrar. 

    Kongresi I Drejtshkrimit u udhëhoq në punën e tij nga një këndvështrim i qartë –     jo zgjidhje të veçanta, jo zgjidhje të shkëputura, jo zgjidhje anësore por zgjidhje sistematike , zgjidhje thelbësore me qëllim që rruga e gjuhës së njësuar të jetë sa më e përpiktë .

 Cili ishte qëllimi I mbajtjes së Kongresit dhe çka I parapriu Atij ? 

 Qëllimi I mbajtjes së Kongresit  ishte   njësimi I  një gjuhe të përbashkët (të folur dhe  të  shkruar) për të  gjithë shqiptarët , për të gjithë shqipfolësit kudo që ata jetojnë e veprojnë . Fakti se gjuha shqipe njeh dy të folme kryesore ishte e nevojshme që të mënjanohen ndryshimet  mes tyre dhe në përdorim të mbetej fjala  që do të ishte më e përkapshme   dhe që do të tingëllonte më rrjedhshëm për drejtshqiptim dhe jo se cilës të folme I takon ajo fjalë. 

 Qëllimi tjetër I rëndësishëm I Kongresit ishte  të kristalizonte më qartë proçesin  e ndërlikuar të struktures fonetike, gramatikore  , fjalëformuese dhe liksikore të gjuhës letrare kombëtare në të gjithë hallkat e saj.

     Ky  Forum I lartë Kombëtar  në punën e tij disa ditore vulosi njësimin strukturor të gjuhës lerare të përbashkët për të gjithë shqiptarët e me këtë u arrit ajo që para tyre u munduan dhe dhanë kontribut të madh një sërë lëvruesish , studiuesish që janë përpjekur për një gjuhë letrare dhe për një drejtshkrim të njësuar 

     Kongresit të Drejtshkrimit (Tiranë 1972 ) I paraprinë disa hapa  të rëndësishme për çështjen e gjuhës siç ishin  :StrugaLajm

Hapi i parë 

  1. Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe , Manastir 1908, i cili caktoi  Alfabetin e vetëm të gjuhës shqipe – Alfabetin unik  për të gjithë shkrimet shqipe dhe i dhe fund përdorimit të alfabeteve të ndryshme që deri atëher përdorte shqipja.  Çështja e alfabetit të gjuhës shqipe u shtrua para rilindasve edhe para këtij viti . Mendimtari, luministi dhe patrioti kombëtar Naum Veqilharxhi (Naum Bredhi) që në vitet 40 të shekullit XIX me alfabetin e tij prej 33 shkronjash shtypi abetaren prej 8 faqesh që e titulloi Fort i shkurtër e i vogël vetar shqip, kurse më vonë në vitin 1845 botoi broshurën Ëvetarin me 48 faqe që e titulloi Fare i ri abetar shqip për djelm nismëtarë . Në vitet 60-70të të shekullit XIX përpjekje për një alfabet të përbashkët të shqipës bënë veprimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare si Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hasan Taksini, Jani Vreto , Sami Frashëri etj. Përpjekjet e tyre frute dhanë në kohën e Lidhjes së Prizrenit 1878 , kur u pranua alfabeti i Sami Frashërit i bazuar në parimin një tingull me një germë dhe  një germë për një tingull. Alfabeti u njoht me emrin Alfabeti i Stambollit që ishte i mbështetur në alfabetin latin i plotësuar me disa shkronja greke dhe me disa shkronja të veçanta. Më vonë përhapje pati edhe Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” i Shkodrës dhe i revistës “Albania “ e Faik Konicës . 

Që kjo laramani e shkrimit të shqipes me alfabete të ndryshme si me atë latin pjesa veriore e Shqipërisë, me atë grek pjesa jugore e Shqipërisë dhe me atë turko-arab pjesa e mesme e Shqipërisë u  pa e arsyeshme që të organizohet një tubim mbarë kombëtar për të caktuar një alfabet unik të shqipes , i cili do të përdoret ndër të gjithë trojet shqiptare kudo që shqiptarët jetojnë e veprojnë. Për këtë arsye nga data 14 deri 22 nëntor të vitit 1908 u mblodh në Manastir Kongresi i Alfabetit i njohur si Kongresi i Manastirit apo Kongresi i Abesë. Kongresi i Manastirit me arritjet që mbërriu paraqet kulmin e orvatjeve të rilindasve shqiptarë të cilët moton kryesore e kishin një gjuhë – një alfabet unik për të gjithë. 

Hapi i dytë që i parapriu kongresit të drejtshkrimit ishte 

  1. Komisioni  Letrar i Shkodrës  , 1916-1917 i cili u dha fund përpjekjeve që bënë  rilindasit për gjuhën letrare kombëtare . 

Komisia letrare e Shkodrës , ashtu u quajt në atë kohë u ngrit me mbështetje të Konsulatës dhe komandës së lartë Austro – Hungareze dhe kishte për qëllim të zhvillonte më tej zgjedhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas kongresit të Manastirit .StrugaLajm

Këtu filluan të hidhen themelet e standardizimit të gjuhës shqipe. Pjesmarrës dhe bartës kryesor të këtij komisioni ishin patriotë, personalitete të shquar të kulturës kombëtare siç ishin : Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Gjergj Pekmezi, Hil Mosi, Matii Llogoreci, Ndre Mjeda , Dhimitër Xhuvani etj . Pas debateve shkencore që zgjatën 1 shtator 1916 – 1 shtator 1917, Luigj Gurakuqi propozon tezën që dialekti i Elbasanit të mbetet si gjuhë shkrimi , sepse ky dialekt në pikpamje të formave e sidomos ndër pikpamjet e sintaksës është si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes . Kjo zgjidhje duhet të përfshijë ato rregulla ortografike që të duken të drejta dhe të arsyeshme . 

Komisioni letrar i Shkodrës mori disa vendime themelore për njësimin e drejtshkrimit të shqipes . Kështu aty u vendos që grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd dhe ng si dhe togjet e zanoreve ue, ye, ie do të shkruhen të plota, përveç togut ua që e kishte toskërishtja . Vendimet e këtij Komisioni i dhanë një shtysë të madhe krijimit të një gjuhe të përbashkët . Aty u hartuan rregullat e ortografisë që më vonë do të shërbenin për rregullat e mëvonshme drejtshkrimore . Me një fjalë ky Komision me vendimet e veta e çoi më tej njësimin e gjuhës shqipe dhe drejtshkrimin e saj dhe afroi shumë afër dy dialektet e shqipes në shkrim , pra ishte e para nismë për standardizimin e gjuhës letrare shqipe. 

 Vendimet e Komisionit  letrar të Shkodrës  për afrimin e varianteve të afërta  të fjalëve shqipë dhe largimin e fjalëve jo të përshtatshme i vërtetoi  Kongresi  Arsimor    i Lushnjës  në vitin 1920. Fjalët dhe rregullat e  vendimeve të Shkodrës dhe të Lushnjës u bënë bazë e drajtshkrimit të shqipes deri në vitet 1945 – 1950, pra deri pas LDB së.

Përpjekjet që bënë studiuesit pas çlirimit (pas LDB )  dhanë frute në vitin 1956, kur  u  botua Ortografia e Gjuhës Shqipe.

     Zhvillimi  i hovshëm i gjuhës letrare si dhe sukseset e gjuhësise sonë në përgjithësi krijuan kushte të volitshme në fushën e drejtshkrimit të saj.  Kjo solli propozim  Rregullat e Drejtshkrimi të Shqipes  në vitin 1967, që u botua si projekt për përdorim apo zbatim në tërë trojet shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zbatimi i këtij Projekti për pesë- gjashtë vite,  diskutimet, sugjerimet , vërejtjet, plotësimet  që u bënë  rreth tij shërbyen si bazë    për hartimin e  një varianti përfundimtar drejshkrimor të gjuhës shqipe të njësuar që u arrit në Tiranë  në vitin 1972.

3.  Kongresi i Drejtshkrimit  të Gjuhës Shqipe, Tiranë  1972,

Kongresi i Drejtshkrimit  solli një risi në shqipen e folur dhe  të shkruar. Ai në mënyrë të saktë caktoi  kuptimin  dhe përdorimin e drejtë të çdo fjale që shqipja  kishte deri atëherë. Për drejtshqiptim dhe drejtshkrim    u caktuan fjalët  më të përshtatshme pa marrë para sysh se cilës të folme   i takonjin , prandaj sot nuk është  koha për  merremi me atë se cilës  t ë folme  i  takon  kjo  apo  ajo  fjalë , por duhet  të bëjmë çmos që shqipen ta pasurojmë me fjalë të reja nga lëmi të ndryshme të jetës dhe ato ti pështasim  në gjuhën e bukur shqipe –gjuhën e parëve tanë, gjuhën e Naimit, Samiut , P.Vasos, Fishtës e të gjithë të tjerëve.

Kongresi i Tiranës solli rezolutë me të cilën obligon, urdhëron, udhëzon dhe detyron në mënyrë të veçantë 

  1. Shkollën shqiptare si vatër themelore të formimit  gjuhësor të brezërve të rinj për zbatim plotësisht të rregullave drejtshkrimore prej vitit shkollor 1973-1974.  Vallë sa e kemi realizuar dhe e realizojmë këtë  obligim shoqërër nëpër shkollat tona .
  2. Institucionet e teksteve shkollore që nga ai vit botimi i teksteve të bëhet në gjuhën standarde . Sa e realizojmë këtë obligim mjsfton të shohim tekstet shkollore.
  3. Shkrimtarët shqiptarë fjala e gjallë e të cilëve ndikon dukshëm në  edukimin e gjeneratave të reja.Detyrë e tyre është përdorim  i saktë i gjuhës letrare të shkruar nëpër botimet e tyre.
  4. Shtëpitë botuese të teksteve dhe revistave e gazetave gjithashtu i obligon të përdorin drejt dhe bukur normën e gjuhës letrare nëpër botimet e tyre.
  5. Radio –televizionin  e obligon që të kujdeset për zbatimin praktik të gjuhës standarde shqipe në të gjithë  segmentet e  saj. Kujdes  të nderuar gazetarë  si shpreheni  dhe çfarë fjalësh përdorni nëpër emisionet e ndryshme. Largoni fjalën  e kuaj  “ okej”  dhe shumë të tjera .
  6. Gjithashtu  Kongresi obligon edhe Entet Shtetërore, organizatat  shoqërore, institucionet shkencore e kulturore të zbatojnë në përpikmëri normën e gjuhës letrare nëpër të gjitha instancat e jetës etj.

Kaluan 50 vite, gjysmë shekulli , por ende në mesin tone hasim laramani të shumta rreth përdorimit të drejtë të gjuhës letrare shqipe. Rreth rregullave të drejtshkrimit ka pasur biseda, vërejtje, sugjerime që nga dita e mbajtjes së Kongresit e deri në ditët e sotme. Shumë materiale të ndryshme kemi hasur rreth drejtshkrimit të disa fjalëve dhe për prejardhjen e tyre, respektivisht cilës të folme I takojnë – asaj gege ose toske, duke harruar se tani gjuha standarde nuk njeh të folme tjera veç asaj letrare, por normalisht nuk duhet lënë në një anë edhe të folmet lokale , pa të cilat letërsia popullore do ta humbte mëvehtësinë . Prandaj , të nderuar shqipfolës, të kemi kujdes se gjuha ruhet aty ku shkruhet dhe flitet. 

Kumtesë e mbajtur në Akademinë solemne kushtuar 50-të vjetorit të gjuhës letrare shqipe- Resul Bekteshi 


Loading...
loading...