Rryma më e lirë, vendoset për pesë ditë!

Për pesë ditë do të dihet nëse amvisëritë do të mund të gatuajnë, të lajnë rroba dhe të nxehin ujë me rrymë të lirë edhe gjatë ditës e jo vetëm gjatë orëve të natës. Komisioni rregullator tashmë punon në  analizën për aplikimin e sërishëm të tarifës së lirë ditore për konsumatorët e vegjël, që para dy ditëve e kërkoi Qeveria. Rregullatorët tani për tani nuk zbulojnë detaje nëse ka kushte për kthimin e tarifës së lirë dhe si kjo do të ndikonte ndaj tregut vendor të energjisë.

“Komisioni Rregullator për Energjetik në bashkëpunim me përfaqësues të EVN-së Maqedoni, Ministrinë e Ekonomisë dhe Kabinetin e zv kryeministrit për çështje ekonomike, ka filluar përgatitjen e analizës së kërkuar dhe në afatin e paraparë, Qeveria do të informohet për epilogun”, thanë nga KRE.StrugaLajm

Çmimi i rrymës së lirë është dy fish më i ulët se tarifa normale që e paguajnë amvisëritë. Për momentin, qytetarët përdorin rrymë të lirë çdo ditë pune prej orës 22: 00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, për fundjavë, nga ora 22: 00 të shtunën deri në orën 07:00 të mëngjesit të hënën. Qëllimi i qeverisë është që të kthehet rryma e lirë prej dy orëve gjatë ditës, privilegj që u shfuqizua para pesë viteve. Megjithatë, shtrohet dilema se si në këtë rast do të kompensoihen shpenzimet e kompanive energjetike dhe nëse kjo do ta shtrenjtonte rrymën apo diferencën do ta subvencionon shteti. Nga EVN Maqedoni tani për tani nuk duan t’i komentojnë këto çështje.StrugaLajm

“Tani për tani nuk kemi koment lidhur me rekomandimin e qeverisë për kthimin e tarifës së lirë ditore. Kuptohet, do të jemi konstruktiv në takimet që duhet t’i organizojë KRE- ja”, thanë nga EVN Maqedoni.
Ndryshimi i fundit i çmimit është nga një korriku i këtij viti, kur çmimi i rrymës u ul për vetëm 0.25%. në dhjetë vitet e fundit rryma për amvisëritë është shtrenjtuar për rreth 60%

In : Aktuale

Loading...
loading...