BLENDI PETROL
AktualeKuriozitete

Ruteri në shtëpi “thith” rrymën: Fikeni natën, fatura do ju përgjysmohet

Ndoshta nuk e keni menduar kurrë se një ruter i thjeshtë interneti mund të shpenzojë kaq shumë energji elektrike, por nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës e natës 24 orë, është si të sillni një frigorifer tjetër në shtëpinë tuaj, përcjell INA.

Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit u bën thirrje të gjithëve që t’i kushtojnë vëmendje statusit të energjisë së ruterit përpara se të blihet dhe të sigurohen që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i ndezur dhe në gjendje gatishmërie.

Për të kursyer energjinë elektrike, rekomandohet të blini një ruter që ka mundësinë të fikur internetin me valë kur nuk është në përdorim.

Ndoshta nuk e keni ditur, por tani e tutje praktikoni të fikni pajisjet që nuk i përdorni sepse konsumojnë energji dhe janë në gjendje boshe. Ashtu si karikuesi i telefonit celular, për shembull.

E njëjta gjë ndodh me marrësit e televizorit dixhital që vazhdojnë të marrin sinjale edhe kur televizori është i fikur.

Ekspertët këshillojnë që kur fikni televizorin, duhet të fikni edhe marrësin e televizorit dixhital, i cili konsumon 22 vat në ditë, edhe pse nuk është në përdorim.
Kompjuterët statikë, si dhe pajisjet portative, janë konsumatorë të jashtëzakonshëm të energjisë. Nëse nuk dëshironi që ata të konsumojnë 95 vat në ditë, më mirë hiqeni nga priza. Nëse i lini në “gadishmëri”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button