Share
Editorial nga INA
Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut ka kaluar disa ndryshime që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të tjera të komuniteteve etnike.
Ky ligj ka ndryshuar disa herë (1991, 2001, 2008 dhe 2018) rreth përdorimit dhe statusit të gjuhës shqipe, përcjell INA.
Në kohën e ish-Jugosllavisë, gjuha shqipe në Republikën Socialiste të Maqedonisë, sipas Kushtetutës së vitit 1974, kishte një përdorim të kufizuar dhe të drejtë ligjore për përdorim në nivel lokal, arsim, media dhe botime periodike letrare. Megjithatë, ajo nuk kishte status të barabartë zyrtar me maqedonishten, duke reflektuar politikën jugosllave të njohjes së kontrolluar të të drejtave të pakicave.
Pas pavarësimit, me Kushtetutën e vitit 1991 maqedonishtja u përcaktua si gjuha e vetme zyrtare. Gjuha shqipe dhe gjuhët e tjera të komuniteteve etnike nuk kishin status zyrtar në nivel shtetëror, por vetëm përdorim i kufizuar në arsim.
Me Marrëveshjen e Ohrit të 2001 u miratua një ligj për përdorimin e gjuhëve, por që gjuhën shqipe e përcaktonte me përqindje, gjuha që e flasin mbi 20%. Sipas amendamentit kushtetues që buronte nga Marrëveshja e Ohrit, përdorimi i gjuhës shqipe u bë zyrtare në nivel lokal, gjegjésisht në komunat ku shqiptarët përbënin mbi 20%.
Me ndryshimet Ligjit në vitin 2008 sipas një Marrëveshje të garantuar nga ShBA dhe BE, ndodhi sërish një Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (2008): Ky ligj detajoi më tej përdorimin e gjuhës shqipe në institucione dhe administratën lokale, duke përfshirë komunikimin me autoritetet dhe përdorimin në dokumentet zyrtare.
Me ndryshimin e ligjit në vitin 2018 u përcaktua që gjuha shqipe të ketë një përdorim më të gjerë pérfshirë uniformat policore në zonat e populluara me shqiptarë mbi 20%, përdorimi në gjykata dhe në monedha dhe kartmonedha. Por megjithatë nuk u arrit përcaktimi i qartë si gjuhë shqipe, por ngeli me përqindje. Pavarësisht miratimit të ligjit, zbatimi vijon të mos jetë funksional në disa komuna dhe institucionale, që nuk përfillin rregullativën e përcaktuar dhe sanksionuese ligjore. Kemi komunat si Gazi Babë në Shkup, Krushevë dhe komuna tjera që nuk zbatojnë gjuhën shqipe, por janë edhe institucione qëndrore që zvarrisin zbatimin, pavarësisht rekomandimeve dhe sanksionimeve paralajmëruese ligjore.
Në vazhdën e këtij rezistimi, ligji hasi në rezistencë nga zëra opozitarë maqedonas dhe grupe e individë të shoqërisë civile dhe akademike maqedonase. Ky ligj edhe pse ishte miratuar dhe është në fuqi, megjithëse implementimi i tij vazhdon të jetë sfidues në disa segmente.