Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët pëer mbajtjen e tyre?

Pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale, për sa i përket përdorimit të maskës, kanë filluar të bëhen alarmante. Ndër to janë: Maskat mund të rrisin rrezikun e ‘kapjes’ së COVID-19, ato ‘shtypin’ sistemin imunitar, ato mund të shtojnë presionin në gjakun tuaj; maska mund t’ju lë pa oksigjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto spekulime nuk janë të habitshme, pas shqetësimeve që maska të jetë e detyrueshme në transportin publik, ndërsa disa po kërkojnë që të njëjtat rregulla të zbatohen në dyqane.

Pas studimit që maskat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të coronavirusit, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mosbesimi i këtij rregulli është po aq anti-social, si konsumi i pijeve alkoolike gjatë vozitjes apo edhe vënia e rripit të sigurisë në veturë.

“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë vetveten”, thotë ai.

Mirëpo, skepticizmi publik qëndron ende.

A ka ndonjë provë që bartja e maskës të jetë e dëmshme? Dhe a ekziston rreziku tek njerëzit që mund të kenë probleme me frymëmarrje?

Pretendimet apo kauzat për mos-bartjen e maskës janë të lidhura disa me grupe të krishtera të ekstremit të djathtë në SHBA, të cilët refuzojnë t’i bartin ato.

Madje ata kanë organizuar protesta për “të drejtën e tyre për të marrë frymë”.

In : Aktuale

Loading...
loading...