Sa mllef që kam sonte, çfarë po ndodhë në Strugën tim të bukur, kush të molisi kaq shëmtuar??!

….

Sa mllef që kam sonte, çfarë po ndodhë në Strugën tim të bukur, kush të molisi kaq shëmtuar??!
Sa mallë, s’po e shuaj me asnjë zë dhe shikim që vjen, fal teknologjisë, sa urretje nga injoranca ose krenaria dikujt që ndoshta rastësisht gabon…. Pjesëza te shpirtit, që për njëmbëdhjetë muaj, kishin bërë një akullnaje në trup, po shkrihen, coptohen dhe bien rrugëve te Evropës.
Historikisht është thënë dhe po thuhet, malli shpirtin ta keput në vend të huaj, por, pse sot?!
Tek sa po ënderroja veten, nje kafe buzë Drinit, me familjare e te nesërmen me miq, papritur ngelem ne vend te huaj si shtylle betoni…
Fal pakujdesisë, mos respektimit te rregullave, neglizhencës, të dikujt që fshehu në vete një virus te mallkuar dhe infektoi plot të tjerë…
Ndoshta jam gabim, ndoshta eshte ndonje politik si gjithmonë, që disa fundërrina, zënë fotelet me kualitative ne vend dhe bëjnë të fortin…
Obobo, më mbyti një mall, sot u ndal një fluturim, sot nuk u ndez nje vetur per te pushtuar kufijt e shumta, sot u ndal një aheng… mijëra pyetje kam dhe po kërkoj nje arsye, kam nënën e semurë që po më pret krahë hapur, kam nje nip qe ka ardh ne këtë jete dhe mezi pres ta shoh… kam fëmijën që do të shoh realitetin që ka te dashur të zemrës që flasin gjuhën e nënës dhe babait te tyre, kam plot e përplot arsye per te qene sot ne Strugën tim te bukur, që ka marrë aromen e vjeshtes, e heshtur dhe sytë nga dera se kush do trokasë…
A thua vallë kush??!!!

N. S.
Korrik 2020
Gjermani

Loading...
loading...











Loading…


loading…