Sa paguhen punëtorët në Gjermani dhe sa tatime mbanë shteti

Një numër i madh i të rinjve kanë marë rrugën për të punuar në Gjermani.
Punëtorë që shkojnë nga Ballkani paguhen duke filluar prej 1200 deri në 1500. Por ata që janë të rregulltë dhe profesionet deficitare paguhen më shumë.Sipas statistikave në vitin 2018, e ardhura mesatare mujore në Gjermani është 2.950 euro. E ardhura neto, pra ajo që merr vërtet punëmarrësi është më e vogël. 33% më e vogël, dhe shkon afërsisht 1.945 euro. Pas kësaj diference prej 1000 eurosh fshihen taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.Vendin e parë mes profesioneve më të mirëpaguara – pa përgjegjësi personeli – e zenë kryemjekët. Këta paguhen mesatarisht 120.000 euro në vit. Edhe mjekët e specializuar paguhen shumë mirë, mesatarisht 90.000 euro në vit. Mes të shumëpaguarve në Gjermani renditen të punësuarit në sektorin financiar dhe ekonomik, menaxherë fondesh e menaxherë të ndryshëm në firma.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...