Sa para fitojnë futbollistët e kombëtares për Euro2024

Gazetari Tami Kone tha në emisionin Now në Euronews Albania Kombëtarja shqiptare se FSHF përfiton nga pjesëmarrja në Evropian 9,2 mln euro.

Ai tregoi se ekipi merr një premio prej 1,2 mln euro ku përfshihet edhe shpërblimi për trajnerin.

“Në Gjermani akomodimi do jetë 3 javë dhe kostoja i kalon 1 mln euro. Edhe UEFA që i jep këto fonde përfshin e dhe shpenzimet, pastaj Kombëtare të ndryshme japin premio të tjera. Nuk di që trajneri të ketë një premio 1 mln euro, ai do ketë një shumë të caktuar brenda shumës 1, 2 mln euro ku përfshihet i gjithë ekipi. 1 fitore në Evropian është 1, 4 mln euro, 1 barazim 750 mijë euro dhe kalimi në grup 2,2 mln euro, që do të thotë premiot do të vazhdojnë. Edhe politika nuk do qëndrojë larg kësaj feste, do bëjë edhe politika show-n e vet, mund të ketë premio nga qeveria dhe mirë do bëjë”, tha gazetari.

https://youtube.com/watch?v=BI6vU-TNTWs%3Ffeature%3Doembed
In : Aktuale

Loading...
loading...