Salihu: Hapja e Konsullatës shqiptare në Bujanoc hap pozitiv, por jo i mjaftueshëm

Një nga zërat e diasporës shqiptare, afaristi dhe veprimtari Muharrem Salihu, i cili jeton dhe vepron në Itali, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes Shqipëri dhe Serbi.
Sipas tij, takimi mes Ferit Hoxha dhe Marko Đurić në Antalia dhe paralajmërimi për hapjen e Konsullatës në Bujanoc janë hapa pozitivë, por që nuk adresojnë plotësisht nevojat reale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Postimi i plotë:
“LAJM I MIRË, POR DUHET MË SHUMË!
Takimi mes Ministrit të Jashtëm shqiptar Ferit Hoxhës dhe homologut të tij serb Marko Đurić në Antalia dhe sidomos hapja e mundshme e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc janë hapa për t’u vlerësuar. Dialogu është gjithnjë i nevojshëm.
Por kaq nuk mjafton. Shqiptarët në Serbi kërkojnë më shumë vëmendje, më shumë mbështetje dhe veprime konkrete. Të dyja shtetet shqiptare duhet të rrisin angazhimin, ndërsa Shqipëria duhet të tregojë kujdes shumë më të madh dhe prani reale në mbrojtje të tyre.”
.gif)




























