Salihu: Taksën radiodifuzive tani qytetarët duhet ta paguajnë nëpër pompa të benzinës

Ministria e Financave ka njoftuar Bankën Popullore se do ta rrisë akcizën e naftës, por nuk i ka treguar se sa. Pas informacionit për rritjen e akcizës për 3.54 denarë, në BPRM, kanë bërë simulim të shpejtë si kjo do të ndikojë në inflacionin, i cili, sipas ligjit, i autorizuar për ta kontrolluar është pikërisht Banka Popullore.

Ekonomisti Iljasa Salihu në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka theksuar se rritja e akcizës për naftë që do të shoqërohet me rritje të çmimit të produkteve dhe shërbimeve tjera dhe rritja e çmimit të parkingjeve janë mbulesa të heqjes së taksës radiodifuzive dhe mbulesa të rritjes së premtuar të rrogave.

“Thjesht, kjo është një lojë financiare, në të cilën mirëqenia ekonomike e qytetarit nuk do të përmirësohet, por për pak ditë qytetari do të ndjehet i lumtur për shkak të freskimit (ndryshimit) të rregullave të lojës, edhe pse shumë shpejt do ta sheh se rezultati është po ai i mëparshmi”, ka deklaruar për Zhurnal, ekonomisti Iljasa Salihu.

Ai mes tjerash thotë se taksa radiodifuzive nuk është hequr, por i është ndërruar vendi dhe mënyra e pagesës. Këtë taksë tanimë duhet ta paguani nëpër pompa të benzinës!StrugaLajm

Ndryshe, dje kryetari i ri i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov paralajmëroi se do të ketë rritje graduale edhe të çmimeve të parkingjeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...