Sapo ishte kthyer nga Gjermania/ Ky është 29-vjeçari nga Përrenjasi, që humbi jetën nga Covíd-19!

Ditën e sotme ndërroi jetë nga koronavírusi një 29-vjeçar. Ai ishte në mesin e 9 víktimave që raportoi Ministria e Shëndetësisë. 29-vjeçari, i cili quhet Olsi Skura, ndërroi jetë pas disa ditësh i shtruar në spítal. Olsi ishte nga fshati Pishkash Veri, Bashkia Përrenjas. I riu sapo ishte kthyer nga Gjermania. Mësohet se nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, por vírusi i shkaktoi trombozë, duke i marrë dhe jetën. Olsi ishte shtruar fillimisht në spítalin e Përrenjasit, pasi kishte simptoma që bënë mjekët të dyshojnë për ftohje. Më pas doli me vírus dhe kur iu rëndua gjendja u nis me urgjencë në Tiranë dhe e shtruan në spítalin “Shefqet Ndroqi”, ku ndërroi jetë ditën e sotme.

In : Aktuale

Loading...
loading...