BLENDI PETROL
Aktuale

Saranda Iseni nga Struga zgjidhet kryetar e RRBSH-së në Suedi

NË SUEDI U MBAJT KUVENDI I DYTË ZGJEDHOR I RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE

Në mesin e shumë afaristëve nga qytete të ndryshme të Suedisë Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, sot në Malmö mbajti Kuvendin e Dytë Zgjedhor dhe zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje:

Saranda Iséni – Kryetare
Halim Hoti – Nënkryetar
Max Tairi – Nënkryetar
Fisnik Nepola – Sekretar
Arben Talaj – Arkëtar
Afrim Bunjaku – Drejtor Ekzekutiv për Projekte
Albert Jashari – Përgjegjës për Media

Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm në Ministrin e Diasporës z.Osman Shahini si dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Finland z.Omer Nura dhe anëtari i Kryesisë z.Lulzim Voca dhe Drejtori i Qendrës Kulturore në Suedi z.Naim Sadiku.

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare i falenderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë.

Një falenderim i vecantë ju dedikohet të gjithë afaristëve të rinj që u anëtarësuan dhe ju bashkangjitën Rjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi.

Malmö, 30 shtator 2017
Albert Jashari
Përgjegjës për Media

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button