Ishte zhdukur para tre viteve në Shkup, gjendet duke vozitur “Opel” në Gostivar

Një djalosh i moshës 16-vjeçare nga Shkupi, i shpallur si i zhdukur në vitin 2020, është kapur nga policia duke drejtuar veturën Opel në rrethinën e Gostivarit. Ai i është dorëzuar në Qendrën për Çështje Sociale, shkruan Skopsko Eho.

Sipas MPB, dhjetë minuta pas mesnatës së 30 marsit, në Gradec të Gostivarit, policët nga SPB Tetovë – Seksioni për Punë të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar automjetin e llojit “Opel” me targa të Gostivarit, në pronësi të një personi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.

Pasi e kanë identifikuat, është konstatuar se bëhet fjalë për fëmiun e raportuar se është larguar nga shtëpia më datë 25.11.2020, kur ka pasur vetëm 13 vite, njoftoi MPB.

In : Aktuale

Loading...
loading...