Së shpejti do dihen drejtorët e rinj!

Për pesë ditë, përkatësisht  deri të martën e ardhshme, do të zgjedhen mbi 400 anëtarë të ri të këshillave drejtues në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe agjencitë, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, pasi që paraprakisht në seancë qeveritare u shkarkuan të gjithë anëtarët e këshillave drejtues. Por, të njëjtat nuk do të kompletohen në afat të shpejtë, për shkak të kritereve të rrepta ligjore. Procesi i ndryshimeve kadrovike akoma nuk dihet a do të mund të përfundojë deri në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Ndërkohë, bisedimet mes partive në koalicionin e LSDM-së për zgjidhjet e reja kadrovike janë në rrjedhë e sipër. Këtë e konfirmojnë edhe nga partitë pa zbardhur informacione më të hollësishme se kush për cilat poste drejtori lufton.StrugaLajm

Nga partia e Zijadin Selës shprehen se është realizuar takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Por, nuk tregojnë për cilat poste është biseduar. Në pyetjen a mund të ndikojë në procesin e bisedimeve për marrjen e posteve deklarata e Selës se në rast se nuk miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve, do të ndërtohen institucione paralele, prej atje shprehen se përgjigja është dhënë në pyetjen hipotetike.StrugaLajm

As nga BDI nuk japin informacione shtesë se cilat poste do t’u takojnë atyre, paralajmërojnë se opinioni do të informohet në momentin kur gjërat do të përkufizohen. BDI nuk komenton deklaratën e Zijadin Selës nëse kjo do të thotë se mund të interpretohet si përçarje mes koalicionit lidhur me çështje të caktuara.

In : Aktuale

Loading...
loading...