SECILIT GOMAR MUND T’I VENË SHALË, POR AT NUK BËHET!

Politika nuk është sport për ta argëtuar publikun.

Me politikë dhe sidomos me çështjet kombëtare nuk mund të merret secili matrapaz, injorant, kriminel e hajdut, veç pse i kujtohet të bëhet i pasur, i rëndësishëm dhe i famshëm.

Pse këta njerëz nuk merren me punët që i kanë zanat, traditë familjare, të ruajnë dhentë, të hapin butiqe, të merren me tregti të paligjshme dhe kontrabandë, siç janë marrë deri në kohën kur urdhërdhënësit e tyre nga shërbime sekrete, me të cilat kanë lidhur më herët bashkëpunim, u thonë: është momenti, më të përgjumur, varfëruar, lodhur dhe raskapitur, kurrë nuk kanë qenë shqiptarët më parë?!

Një popull i zgjuar, me dinjitet dhe krenari, që e don lirinë dhe progresin, nuk lejon që ta udhëheqin hajdutët dhe kriminelët!

Ju nuk i njihni mirë ata, e qartë. Fajtorë është pushteti, propaganda, janë mediat komerciale, ato të kontrolluara nga pushtetit, që ua paraqesin djajtë për engjuj! StrugaLajm

Pse kjo duhet t’u ndodhë shqiptarëve?!

Pse duhet t’i shani dhe përlyheni me të tillë? Njerëzimi ka krijuar armën më të mirë të mundshme për ta luftuar të keqen, me VOTËN E LIRË. Nëse këtë armë doni dhe dini ta përdorni siç duhet dhe kur duhet, aty fillon edhe ndryshimi, në shoqëri, pushtet dhe fatin Tuaj!

(23.X.2019)

In : Aktuale

Loading...
loading...