Sektori privat nis me reduktimin e punëtorëve

Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, biznesi druan se do të ballafaqohen me vitin më të vështirë për ekonominë e vendit që nga pavarësia e vendit e këndej, dhe si pasojë e kësaj krize politike jo vetëm që një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat dy muajt e fundit nuk kanë marrë rroga, por komuniteti i biznesit është para një sfide të madhe, respektivisht largimin e një numri të konsiderueshëm të fuqisë punëtore, shkruan gazeta KOHA. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi ,thotë se kriza politike e cila tani më një kohë të gjatë po mbizotëron në vendin tonë, ka ndikuar shumë negativisht në ekonominë e vendit. Sipas tij, jo vetëm që po rrezikohet marrja e pagës mujore, por kuptohet nëse se shpejti nuk do të ketë ndryshim të kësaj situate, shumë firma në sektorin privat do të fillojnë me reduktimin e fuqisë punëtore për shkak të dëmeve të mëdha që po u shkakton kriza politike. “Maqedonisë për momentin i nevojitet një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, qeveri e cila në vete do të ketë stabilitet politik dhe do të kthen kredibilitetin e saj për të sjellë vendime. Kriza politike që është shkaktuar dy vitet e fundit jo vetëm që nuk pritet të përmirësohet në afat të shkurtër, por përkundrazi edhe më shumë vështirëson funksionimin e kompanive në Maqedoni, pasojat e të cilave tani më kanë filluat t’i ndjenjë shumë firma private përmes vonesave të pagave mujore. Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë  të qeverisë së re, komuniteti i biznesit është para një sfide të madhe për largimin e një numri të konsiderueshëm të fuqisë punëtore.”, thotë për KOHA, Bytyqi. Formimi i qeverisë së re, sipas tij, sa më shpejtë duhet të vendosë politikat zhvillimore dhe jo sociale, si dhe te jetë qeveri që do të dëgjojë interesat e komunitetit të biznesit. “Bizneset në Maqedoni një kohë të gjatë kanë probleme për të zmadhuar spektrin e operimit të tyre, apo për të investuar në kapacitete të reja prodhuese. Kjo situatë e stërzgjatur politike dukshëm po ndikon në marrjen e disa operacioneve të reja nga ana e kompanive vendore, siç është shkurtimi i fuqisë punëtore, dhe kjo do e bën situatën në përgjithësi të kemi rezultate negative në punën e kompanive vendore”, thotë Fatmir Bytyqi, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së.

Se stërzgjatja e krizës politike po sjellë pasoja negative për biznesin vendor, këtë e thotë edhe kryetari i Federatë së Biznesit në Maqedoni Mile Boshkov, i cili shprehet se sektori i biznesit privat në Maqedoni është në ngërç, duke pritur epilogun e zgjidhjes së krizës politike, dhe nëse kjo krizë vazhdohet, biznesin e presin ditë edhe më të vështira. “Prolongimi i zgjidhjes së krizës politike, e cila më të tani ka bllokuar të gjitha institucionet shtetërore po ndikon negativisht në funksionimin e bizneseve private. Sa ma shumë të zgjatet kjo situatë e rëndë politike, aq më të mëdha do të jenë pasojat negative për firmat vendore. Për shkak të kësaj krize, shumë kompani vendore nuk mund në kontinuitet të kryejnë operacionet e tyre ekonomike. Pasojat e para kanë filluar të ndjehen, e ato janë vonesat e rrogave mujore të një numri të konsiderueshëm të punëtorëve në sektorin privat. Për shkak të situatës së paqartë politike, shumë kompani vendore janë para një sfide të pa lakmueshme, e ajo është të fillojnë të mendojnë për reduktimin e fuqisë punëtore”, thotë Mile Boshkov, kryetar i Federatës së Bizneseve në Maqedoni.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...