Sela – Gerberih: Presim zgjidhje të çështjeve të rëndësishme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela realizoi takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas Gerberih.

“Në takim është biseduar për tema politike me interes reciprok, me theks të veçantë procesin integrues të vendit, rëndësinë e stabilitetit në vend dhe rajon, zgjedhjet lokale, rëndësinë e inicimit të reformave në gjyqësor dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Sela në takim ka shprehur përcaktimin e palëkundur të Aleancës për Shqiptarët në drejtim të realizimit të pritshmërive të qytetarëve në lidhje me çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me: reformat në sistemin gjyqësor, barazinë e plotë të të gjithë qytetarëve, angazhimin për demokraci të mirëfilltë dhe progresin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër Ambasadori Gerberih ka përgëzuar Sela për kontributin e gjithmbarshëm të tij në këtë proces, duke shprehur mbështetje të parezervë për përcaktimet e Aleancës për shqiptarët. Më tej, Ambasadori Gerberih ka theksuar rëndësinë e kthimit të vëmendjes në agjendën euro-integruese të vendit”, thonë nga Aleancës për Shqiptarët.

Sela në takim është përcjellë nga nënkryetari i partisë Agon Ferati, ndërsa pritet që të realizohen takime edhe me përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe BE-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...