Artin Spahiu
“Sela në luftë klanesh nga Shqipëria dhe Struga, kërkon sigurim nga MPB-ja?”, është tutulli i një shkrimi të publikuar sot në shumë portale dhe që pasqyronin një fenomen shumë të ndyrë , që i lutem Zotit mos është i vërtetë, pasiqë nuk do të ishte e shëndetëshme për mbarë shoqërinë që një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare në Maqedoni, udhëheqësi i një parti me shumë njerëz të mirë e të ndershëm, të jetë katandisur në këtë farë feje.
Aty shkruhet se z.Sela ka kërkuar mbrojtje nga MPB-ja e Maqedonisë, pasi qenka i rrezikuar nga klane të ndryshme mafioze nga Struga dhe Shqipëria,e cila sic mesohet edhe nga organet e sigurisë së Shqipërisë kanë konfirmuar vërtetësinë e luftës se nëntokës,ku protagonist kryesor është z.Sela!
Shokuese!!!! Nuk mund ta besoj këtë!
Edhe pse në të kaluarën, në disa postime të mia kisha “akuzuar” z.Sela për afërsinë me figura të pa pastërta dhe për disa eksese-në disa raste me pasoj tragjedike- që kanë ndodhur në Strugë gjatë qeverisjes së tij me Komunën e Strugës, por përsëri duke e arsyetuar disi me nevojën që ai kishte për t’i bërë ballë Manduh Thaçit – i njohur për njëhsimin e tij me krimin, por kurrë nuk do më shkonte ndërmend dhe nuk do të desha që një njeri jo i pa qenë, që sot është kryeopozitari dhe alternativa e pushtetit shqiptar, të futet në kësi lojrash. Fundja ne në Dibër kemi një fjalë: “Është e mirë kur ke “hasmin” (kundërshtarin) nga soji i mirë”.
Prandaj unë uroj që kjo mos jetë e vërtetë! Gjithashtu dëshiroj që z.Sela të ndryshojë ambientin në të cilin ka qarkulluar deri më sot! Ai nuk duhet më që të sfilojë nëpër opinion me figura të pa pastra, siç edhe unë disa herë e kamë parë me sytë e mi në një lokal (F…A) në Shkup, i shoqëruar edhe nga Taravari! Uroj që z. Sela më shumë të jetë kryetar dhe nën ndikimin real ( jo vetëm për nevoja elektorale,) i Remziut, Flakroni, Agonit, Bekimit, Snopçes, Ilirjanit, Shefiku (ky i fundit ka edhe shkollën më të mirë politike ) … dhe jo nën ndikimin e …. (e di ai më mirë) , që ka qenë deri më sot !