Oferta e kryeministrit Zoran Zaev për falje të të gjithë pjesmarrësve të natës së përgjakshme të 27 prillit, ka irituar jashtë masa opinionin shqiptar në Maqedoni. Viktima më e madhe e kësaj nate ishte kreu i ASH-së Ziadin Sela i cili u rrah brutalisht natën e 27 prillit nga huliganët maqedonas.
Kryeministri Zaev pati theksuar se Ziadin Sela në një farë mënyre ia ka shpëtuar jetën në atë natë të kobshme, por që tani kryeministri dëshiron ti falë personat që deshën të ia marrin jetën kreut të ASH-së Ziadin Sela.
Më poshtë keni deklaratën e kryeministrit ku thotë se Sela ka bërë një akt heroik duke ia shpëtuar jetën kolegëve të tij:
“Ziadin Sela dhe Zoran Zaev ishin më shumë të rrahur. Rrahja ishte aq e fuqishme sa që personi e humbi vetëdijen dhe ata besuan se ka vdekur dhe pastaj e lëshuan. Pse, sepse po të njejtit persona erdhen drejt meje dhe më thanë e patë shokun tuaj Ziadin Sela, atje ka vdekur dhe ju e keni rradhën dhe do ju vrasim. Këtu ishte Ziadini, afër meje dhe kamerat e vërtetojnë këtë. Në një moment, sot mora informacion. Ai më tha, kolegë pash që situatë për një moment u qetësua pak, dhe besoja se nëse do të nisem do të u shpetoja edhe juve, unë jam Ziadin Sela, ata drejt meje ishin nisur me shumë nervozë. Dhe ai vertet ka besuar se do të na ndihmonte edhe neve, dhe me siguri ka pasur shkak për këtë. Ajo që ka bërë Sela është akt heroik, domethënë ai u nis me qëllim që ta qetëson presionin e masës ndaj nesh”, pati deklaruar kryeministri Zoran Zaev disa ditë pasi ndodhi rasti i 27 prillit.