Sela: Rrezikohet izolim nga normat evropiane

Edhe pse dyert e BE-së janë të hapura për vendet e rajonit por për të qenë pjesë e tij duhet përmbushur obligimet e marra paraprakisht, në të kundërtën politikat e jashtme për Ballkanin mund të ndryshojnë.
Kriza politike ka hyrë në vitin e tretë, madje as zgjedhjet e parakohshme edhe pse të pranuara si legale dhe legjitime nuk arritën të ofrojnë zgjidhje. Edhe pas tre muajsh nga zgjedhjet  ish-kryeministri,Gruevski, e ka të vështirë  të bëjë  pranim – dorëzim të pushtetit në mënyrë paqësore dhe demokratike. Masa e elektrizuar e njerëzve që dalin dhe protestojnë rrugëve duke kërkuar mbrojtje te karakterit unitar te shtetit,  por dhe  opstuksionet procedurale në seancën konstituive, nënkuptojnë që as  hyrja në Kuvend nuk solli dalje nga kriza.
E gjithë kjo situate, sipas profesorit universitar, Ylber Sela, rrezikon që Maqedonia të lë të izoluar nga norma europiane dhe ka pak shpresë reale të anëtarësimit në NATO dhe BE. Lideret e partive politike, duhet të tejkalojnë vetveten për të zgjidhur krizën politike thotë Sela.
“Normalisht që  BE  ka mekanizmat e tij, siç është edhe Maqedonia, e cila pret që të happen negociatat, ka statusin e kandidatit potencial dhe normalisht që maqedonia ka obligime kundrejt këtyre institucioneve ndërkombëtare. Besoj që ajo që është më e rëndësishme është që liderët politik duhet të gjejn gjuhën e përbashkët, sepse BE mund të jep vërjetje, ose presione politike, por për fatin e qytetarëve  dhe fatin e shtetit janë liderët politik të partive politike shqiptare”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
Kriza politike në Maqedoni dhe tensionet e rritura në përgjithësi kanë shqetësuar edhe presidentin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, Donald Tusk, I cili pritet që në shkup të vjen javën që vjen për të realizuar takime me krerët politik. Prfesori universitar Ylber Sela, vizitën e Tusk e shef si mundësi të fundit për liderët e parive politike që të zgjidhin krizën.
“Jam I mendimit se Bashkimi Evropian po luan një rol të rëndësishëm dhe normalisht që shumica e Ambasadorëve të vendeve më të rëndësishme që janë këtu në Maqedoni po japin mendimet e tyre për zgjidhjen e krizës për vendimin e zgjedhjes së kryeparlamentarit të RM-së. Besoj se javën tjetër do të vjen përfaqësuesi më I lart I institucionit të Bashkimit Evropian, siç është Donald Trust, president I Këshillit Evropian. Besoj që do të jetë mundësia ose apeli I fundit I një përfaqësuesi kaq të lart që vjen të vizitoj Maqedonin, që tu jep kurajo liderëve politik sidomos VMRO-DPMNE-së që të hapin rrugët që të krijohen istitucionet në RM”, shtoi Sela.
Tentativa me e fundit  për të tejkaluar krizën politike  u be para do kohe nga Komisioneri Hahn dhe tre eurodeputetët e tjerë të Parlamentit Evropian. Edhe pse u ulën në një tavolinë liderët politik dhe kërkuan  që të mundësojnë formim sa më shpejtë të qeverise reformatore, ky proces tani per tani duket se është shum larg epilogut të pritshëm.
Han dhe eurodeputetët, kërkuan nga të gjithë të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat të cilat mund të nxisin tensione ndëretnike apo të dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore./TVM2
In : Aktuale

Loading...
loading...