Sela uron Albin Kurtin: Jam i lumtur që erdhi dita për ndryshim!

Me të vërtetë kjo frymë e re në Kosovë po dëshmon se ndryshimi është bazë e demokracisë. Bazë e rikthimit të shpresës dhe jetës në Kosovë!

Jam i lumtur që erdhi dita për këtë ndryshim, erdhi dita që ta uroj Albin Kurtin dhe qeverinë e re të Kosovës i bindur se çdo fjalë e thënë do të bëhet realitet. Sepse kur interesi i përgjithshëm, i shtetit e i popullit vihet para interesit personal e partiak nuk ka se si ndodh ndryshe.

Qoft ky ndryshim reflektim edhe mbi realitetin tonë në Maqedoninë e Veriut, qoftë ky ndryshim pikënisje e çdo ndryshimi tjetër ku do për të mirën e të gjith neve.

Urime edhe njëherë për Kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e re të Kosovës!

Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët

In : Aktuale

Loading...
loading...