SËMUNDJA E SHEKULLIT -HIKIKOMORI!

Muhamet Borova


Sëmundjet e varshmërisë, janë sindromi i këtij shekulli! Në listen e varshmërive shtohet edhe një sëmundje e njohur si hikikomori (nga japonishta “terheqje e qetë”,”mbyllje”) që e paraqet sindromin e varshmërisë së tepëruar nga interneti! Hikikomoria sipas psikologëve dmth ndarje suksesive prej të gjitha aktiviteteve sociale, mbyllje në vetëvete! Njerëzit lidhen me shokët virtual dhe largohen nga shokët e realt, ditën e kalojnë në izolim social. Pra, bëhet fjalë për një fenomen psikologjik kur personi nuk mund ta paramendoj fillimin e një dite normale pa internet!Kjo varshmëri sjell pagjumësi shqetësuese, disponim depresiv,dhe frustracione. Teknologjia informatike dhe interneti u bënë vegla pa të cilat nuk mundet bota moderne, e lehtësojnë këmbimin e informatave,të diturive,të transaksioneve, më leht zbulohen sëmundjet,më leht bëhen njoftimet etj. Njerëzit kënaqen me internetin sepse e kanë ndjenjën se i takojnë një “bote” tjetër! Por, interneti i ka edhe anët negative se i shkatëron “atomet” tona, bashkë me ne duke na bër të varur! Hikikomoria dhe nomofobia janë dy shoqërues të pandashëm që “mentalisht” njerëzit i bëjn të varur prej internetit dhe telefonit të mençur! Sot kudo që të gjinden njerëzit çdo moment telefonin e kanë të hapur, për të parë sa mesazhe kanë pranuar, sa urime kanë për ditëlindjen, sa pëlqime kanë për foton e postuar ose për statusin në fb, që janë nishane për varshmërine nga interneti! Kjo varshmëri ndoshta ndodhë se në stilin e jetës dinamike njerëzit janë të “shqetësuar” dhe “joracionalisht” relaksimin e kërkojnë në lidhjen “spontane” me telefonat e mençur (smartphonet), duke kërkuar diçka për të cilën nuk kanë dijeni, por vetëm kureshtje!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...