Serbi-Hungari, pritje deri në 20 orë, në të ftohtë dhe kjo gjendje po vazhdon

Numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilit ishin për festat e fundvitit në Kosovë, janë detyruar të presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Madje, disa kanë thënë se kanë pritur deri në 20 orë, në të ftohtë dhe kjo gjendje po vazhdon, përcjell albinfo.ch.StrugaLajm

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët presin me orë të tëra në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Ndërkohë, në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë Merdar, ku për të dalë nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 3 orë. Situatë pothuajse e njëjtë paraqitet edhe në pikën kufitare Jarinje, ku pritjet për të dalë janë 20-30 minuta dhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet janë 35-45 minuta.StrugaLajm

Kolona e automjeteve në Merdar është 1500 metra.

In : Aktuale

Loading...
loading...