Sërish frikë në Itali, rritet numri i të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Vijon të shënojë rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit nga 90 mijë testime të kryera kanë rezultuar të prekur me Covid 1648 persona, ndërsa gjithashtu raportohen dhe 24 viktima.

Që nga nisja e pandemisë vendi fqinj numëron mbi 313 mijë të infektuar dhe 35.875 viktima. Situata më e rënduar në ditën e fundit ishte në Campania, ndërkohë që nuk kishte asnjë rajon pa raste të prekurish.

In : Aktuale

Loading...
loading...