Trishtim në sytë e peshkatarit në Pogradec, doli në liqen pas karantinës dhe u kthye vetëm me 1 peshk

Selman Basholli, peshkatar prej 30 vitesh pas 5 orësh në ujërat e liqenit të Pogradecit e përfundoi ditën e tij të punës vetëm me një peshk të kapur.

Pandemia e ka kushtëzuar orarin e peshkimit ndërsa pavarësisht përpjekjes për të siguruar diçka për familjen e tij liqeni nuk ishte shumë bujar.

Prej mëse një muaji Selmani nuk kishte dalë në ujërat e liqenit për shkak të pandemisë ndërsa tregon se ky nuk është një muaj i favorshëm për peshkimin.StrugaLajmStrugaLajm

Peshkimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm për tregun konsumator por peshkatarët kanë qenë të kushtëzuar në punën e tyre duke u detyruar që të respektojnë oraret e lejuara edhe pse shumë herë mundi u shkon kot.StrugaLajm

Top Channel

In : Aktuale

Loading...
loading...