Gripi ka marrë jetën e pesë personave,një nga Ohri


Gjatë  javës së  kaluar, janë regjistruar pesë raste të vdekjes të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike. Pesë  pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga  Shkupi, Delçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, në moshë prej 39-75 vjeçare, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një  i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë  javës së 13-të të vitit 2019 (25.03- 31. 03.2019), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...