F. C Struga Trim&Lum e fiton bindshëm Bellasicën

Sot në stadiumin e qyetit në Strugë u zhvillua takimi i javës së nëntë FC Struga Trim Lum-FK Bellasica, ku vendasit me rezultat të pastër 3 me 0 arkëtuan tre pikë.

Golat e takimit u shënuan nga Nijas Lena, Filip Milenkovski dhe Florent Osmani. Me këtë fitore Struga ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës Struga do t’a zhvillojë në qytetin e Manastirit, ku do të përballet me Pelisterin.

In : Aktuale

Loading...
loading...