Shalqi me stomak bosh, kundër plakjes

Shalqiri është fruti që shuan etjen më shumë se çdo frut tjetër. Shalqiri përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar. Të dhënat e AgroWeb.org, tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium

Është një ndër frutat më të shijshëm të stinës. I ëmbël plot lëng e shije, shalqiri është padyshim mes frutave të pasura me vlera ushqyese dhe mirëbërëse për organizmin. Sigurisht ai shijon dhe të freskon gjatë gjithë ditës por koha ideale për të konsumuar disa copëza shalqiri është herët në mëngjes me stomak bosh. Kjo pasi, shalqiri mbron të gjitha organet e trupit veçanërisht shëndetin e syve dhe zemrës falë nivelit të lartë të tij me likopen. Por gjithashtu, përmbajtja e lartë e antioksidantëve tek shalqiri të njohur si flavonoidë mbron jo vetëm organet e trupit, por luftojnë edhe efektet e plakjes, infeksionet etj. Shalqiri është fruti që shuan etjen më shumë se çdo frut tjetër. Shalqiri përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar. Të dhënat e AgroWeb.org, tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium.

SHËNDETI I ZEMRËS. Shalqiri është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...