Shantazh nga shqiptari,gjermani vodhi 1.7 milionë euro

Një bankier gjerman ka vjedhur 1.7 milionë euro nga automatet e bankës, pasi ka qenë i shantazhuar nga shqiptari.
IGjykata e rrethit e Bielefeldit ka shqiptuar një dënim spektakolar për një bankier gjerman. Shtetasi gjerman Mario B. (46), do të vuajë dënim me burg për tre vite e nëntë muaj, për shkak të humbjes së besimit në 65 raste.
Arkëtari kryesor i Bankës „Sparkasse“ në Rietberg të Gjermanisë, ka plaçkitur automatet e bankës në një vlerë prej 1.7 millioneë eurosh. Këto të holla ai është dashur t`ia paguajë një shtetasi shqiptar i cili e ka shantazhuar dhe kërcënuar.
Të martën, Mario B. (46) ka pranuar se si arkëtar kryesor i bankës së lartpërmendur, me vite të tëra e ka zbrazur ate.

Nga viti 2012 e deri më 2015, Mario B. gjithnjë e ka realizuar të njëtën mënyrë. Ndonjëherë 3.000, ndonjëherë 50.000, e ndonjëherë 330 euro, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“. „Një shqiptar më ka kërcënuar dhe gjithnjë kërkonte të holla nga unë. Isha i dyshimtë dhe kisha frikë“, ka pohuar para Gjykatës.
Gjykatësit i kanë besuar rrëfimit të tij dhe ndaj shqiptarit do të fillojnë hetimet.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...