Shaqiri në Strugë : Kompanitë janë thelbësore në zbatimin e arsimit dual

Interesimi i sektorit të biznesit për të marrë pjesë në zbatimin e procesit arsimor në shkollat e mesme profesionale është vazhdimisht në rritje dhe kjo më gëzon veçanërisht, sepse qasja e përbashkët garanton sukses dhe arritje të sigurt të qëllimit – të edukojmë gjenerata të nxënësve sa më cilësorë. Mentorët nga kompanitë ju ndihmojnë shumë mësimdhënësve në përgatitjen profesionale të të rinjve dhe e ngritin gatishmërinë e tyre për veprim të shpejtë dhe të suksesshme në tregun e punës. Kështu ulet papunësia, e cila është interes social dhe prioritet kulmor i vendit.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, pas takimeve në komunat e Ohrit dhe Strugës, me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, sektorit të biznesit dhe përfaqësuesit e shkollave të mesme profesionale, të cilat organizohen në kuadër të dialogut “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm ” për të krijuar politikën e regjistrimit për vitin shkollor 2022-2023.

“Sot në Ohër dhe Strugë vazhduam dialogun me të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të dytin vit radhazi promovon arsimin e mesëm profesional dhe krijon politika për regjistrim. Me kompanitë, komunat dhe shkollat diskutuam për të përcaktuar nevojat për kuadër të caktuar profesional në këtë rajon dhe futjen e profesioneve dhe drejtimeve përkatëse në shkollat e mesme, të cilat krahas një sërë masash dhe inkurajimesh të tjerë siç janë ndarja e bursave, garantimi i vendit të punës pas diplomimit etj, do të kishin tërhequr të rinjtë që të regjistroheshin dhe profesionalisht të arsimohen” theksoi Shaqiri.

Më gëzon fakti që shoh përkushtim të madh në këto ngjarje që do të thotë se interesimi i sektorit të biznesit të merr pjesë në realizimin e procesit arsimor në shkollat e mesme profesionale ku vazhdimisht rritet dhe kjo është për t’u përshëndetur.

Më gëzon fakti, siç theksoi ministri, interesimi i kompanive për t’u përfshirë në këtë proces është i madh.StrugaLajm

Këtë na e dëshmoi edhe pyetësori që e realizoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës para se të filloj ky dialog ku për këtë vit u janë përgjigjur rreth 400 kompani. Madje 90% e këtyre kompanive kanë deklaruar se janë të gatshme të kyçen në arsim dual, pra të pranojnë nxënës për praktikë në vitin shkollor 2022/23. Kështu që , komuniteti i biznesit është thelbësor në realizimin e konceptit të arsimit dual dhe jam i nderuar që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë koncept” u shpreh Shaqiri.

Ministri edhe një herë theksoi se në vitin 2021/2022, pikërisht si rezulatat i dialogut “ Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” nga gjithësej 10.683 nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm profesional 1.400 nxënës e kanë zgjedhur arsimin dual.

Numri i paraleleve duale është rritur nga 11 në 97, me përfshirjen e mbi 200 kompanive. Gjithashtu ministri informoi se ndër profesionet më të kërkuara janë drejtimi – makineri, elektro-teknikë, kimi – teknologji, ekonomi-juridik, tregti dhe pylltari – përpunimi i drurit.

“Pritjet tona janë që për vitin e ardhshëm shkollor të kemi një numër edhe më të madh të kompanive që do të marrin pjesë në arsimin dual. “Jam i bindur se ky proces do të japë frytet e veta dhe në vitin 2022/23 së bashku me odat ekonomike, pushtetin vendor dhe shkollat e mesme do të hapim profesionet e kërkuara në çdo rajon”, deklaroi ministri.

In : Aktuale

Loading...
loading...