SHBA-ja lehtësoi rekomandimet për shtetasit e saj që udhëtojnë në Maqedoni

Qendrat për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve në SHBA, mbrëmë i publikoi rekomandimet për udhëtim në Maqedoninë e Veriut deri në niveli 1.

Kjo do të thotë se vazhdojnë të vlejnë masat standarde për siguri gjatë udhëtimit me kujdes.

Siç raporton MIA nga Uashingtoni, qendrat vërtetuan nivel të ulët të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut dhe rrezik më të ulët për infektim.

Shërbimi për komunikim të Departamentit Shtetëror njoftoi se pas analizës së bërë për siguri gjatë udhëtimit, masat e kujdesit janë liruar në nivelin 1 për Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Gabonit.

In : Aktuale

Loading...
loading...