
Petrit Pollozhani
Edhepse kanë kaluar shumë vite (3 dekada), në kujtesën time akoma ngelet e freskët, dita kur në një nga zyrat e UT në Reçic të vogël (fshati ku zhillonte aktivitet UT i palegalizuar), erdhi një burrë që unë nuk e kisha takuar më parë. Ai më njihte dhe më përgëzoi për aktivitet rreth themelimit të UT. U prezantua dhe tha se kamë ardhur të takoj Rektorin, Prof. Dr Fadil Sulejmanin sepse kamë vendosur që edhe unë të dhuroj një kontribut modest për tempullin e dijes – siç e emëroi ai UT. Personi në fjalë ishte SHEFQET ISMAILI nga fshati Shumë – komuna e Strugës. Ai u shpreh se kërkoj rektorin që t’i dorzoj parat që i planifikoja për në Haxhë. Sigurisht se mua më erdhi mirë dhe më kaploi një ndjenjë e fuqishme kënaqësie dhe krenarie. I shpreha mirnjohje dhe i thashë se me veprën tuaj keni bë jo nji por dy haxhe. Mbasi dorzoi parat te Rektori, pimë nga një kafe dhe nga ajo ditë me xha Ismailin takoheshim shpesh në Strugë. E vizitoja dhe në shtëpi kur ai nuk mund të lëvizte. Gjatë vizitave ai kryefjalën e kishte te arsimi në veçanti te UT. I nuk është në mesin tonë por vepra i tij ngelet e përjetëshme. E kujtoj rastin që të informoj gjeneratat e reja se ndihma dhe aktivitet rreth themelimit të UT, në atë kohë vlersoheshin si vepra kundër shtetit dhe sigurisht sankcionoeshin. Tubimet që mbanin në fshatrat e Strugës për sensibilizimin e UT xha Ismaili i përkrahte dhe i vlersonte si akte patriotike.
Unë si antar i Këshillit Themelued të UT për Strugën dhe njëherit antar i Komisionit Financiar të UT me përgjegjësi të plotë deklaroj se Struga ishte një nga kintribuesit kryesor të UT jo vetëm në aspektin financiar por dhe në ate profesional.
Ftoj historianët të shkruajnë për rastet e tilla sepse lënia e veprave të tilla në harresë i japin një shije të keqe ngjarjeve kombëtare dhe askujt nuk i bëjnë nderë.