Shënim i Ditës Botërore të Sindromit Daun
Me prezantim të rezultateve nga projekti “Edhe unë mund të jem balerinë” sot në Kinotekën e Maqedonisë në Shkup do të shënohet 21 marsi, Dita Botërore e Sindromit Daun. Organizatorët informojnë se në suaza të shënimit do të ketë edhe performansa baleti.
“Vitet e fundit organizuam një numër të madhe të aktiviteteve, dhe e shfrytëzuam çdo mundësi për ngritjen e vetëdijes për atë se ka shumë njerëz me sindrom Daun në shoqërinë tonë, që ballafaqohet me sfida të përditshme. Ato meritojnë të jetojnë pa diskriminim në bazë të kufizimeve”, thonë ato.
Shtojnë se edhe këtë vit fushata globale përqendrohet në #WhatIBringToMyCommunity me shpresë se këto ngjarje do të mund të sqarojnë si njerëzit me sindormë Daun mund, dhe japin kontribute të rëndësishme gjatë jetës së tyre pa dallim në shkollë, punë, shoqëri, jetën publike dhe politike, kulturë dhe sport.
Projekti “Edhe unë mund të jem balerinë ” është implementuar me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it përmes projektit rajonal të financuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancuar nga UNICEF “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi