BLENDI PETROL
Aktuale

Shërohen 15 dibranë të infektuar, për dy javë asnjë rast i ri

Vjollca SADIKU, Dibër

Në 24 orët të fundit janë shëruar edhe 15 dibranë të tjerë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus, dhe njëkohësisht nuk ka asnjë rast të ri të prekur nga ky virus i rrezikshëm.  Këto të dhëna sot i kumtoi kryetari i Komunës Dibër, Hekuran Duka, i cili është edhe shef i shtabit komunal, shkruan gazeta KOHA. Duka shtoi se edhe pse tani më Dibra dhe komuna Qendër Zhupë kanë kaluar situatën e krizës, popullata nuk duhet të paraqet me triumfalizëm, meqë problemi i krizës me virusin e rrezikshëm vazhdon. Sipas tij, dibranët duhet  të vazhdojnë të jenë të disiplinuar dhe  të respektojnë masat qeveritare.

Kryetari Duka informoi se qytetarët janë të obliguar që të denoncojnë rastet kur ka keqpërdorime nga persona meqë nevojitet një bashkëpunim maksimal i qytetarëve me pushtetin vendor dhe policinë. Po ashtu, sipas Dukës, vazhdon ndarja e ndihmave të shumta që arrijnë nga ana e donacioneve si nga vendi ashtu edhe nga mërgata dibrane. “Nuk ka probleme me ndarjen e ndihmave me ushqime dhe preparate higjienike dhe respektohet lista e familjeve që marrin ndihmë”, tha ai.

Ai apeloi që ashtu siç u veprua gjatë situatës së krizës, duhet të respektohen masat qeveritare me të cilët mbrohet tërësisht shëndeti i të gjithëve. Të theksojmë se Dibrën e vizitoi edhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku. Ai në takimin me kryetarin Hekuran Duka, shprehu kënaqësinë si dibran, por edhe si i pari i këtij institucioni për vetëdijen e lart të dibranëve gjatë situatës së krizës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button