Sherr i pazakontë mes grave në Shkup para 8 Marsit – disa gra përfshihen në përleshje fizike

Shkup – Një incident i pazakontë është regjistruar në kryeqytet vetëm një ditë para festës së 8 Marsit. Disa gra janë përfshirë në një përleshje fizike, duke shkaktuar shqetësim për rendin publik në qytet.
Shënim: Fotografia është ilustrim dhe nuk lidhet me ngjarjen konkrete.
Sipas informacioneve nga policia, më 6 mars 2026 rreth orës 20:00 në SPB Shkup është raportuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike në zonën e Kisella Vodës, ku ka ndodhur një përplasje fizike mes disa personave.
Në incident, sipas policisë, kanë qenë të përfshira N.T. (66), I.T. (38), A.N. (30), M.N. (85), M.K. (62) dhe S.N. (59), të gjitha nga Shkupi.
“Në datën 06.03.2026 rreth orës 20:00 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Kisella Vodës është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të një përleshjeje fizike mes 66-vjeçares N.T., 38-vjeçares I.T., 30-vjeçares A.N., M.N. (85), M.K. (62) dhe S.N. (59), të gjitha nga Shkupi”, thuhet në buletinin policor.
Pas denoncimit, rasti është evidentuar nga policia dhe janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur përleshja.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse ndaj personave të përfshirë në incident.
.gif)




























