Aktuale
Sherr mes grave – tri përfundojnë në polici, një në spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Negotinë, ku katër gra janë përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “Dame Gruev”.
Sipas njoftimit të SPB Veles, rreth orës 14:00, zyrtarët policorë nga NJPB Negotinë kanë arrestuar B.Ç. (34 vjeçe), S.K. (26 vjeçe) dhe S.D. (31 vjeçe) – të gjitha nga Negotina. Konflikti ka ndodhur midis B.Ç. dhe S.D. nga njëra anë dhe S.K. dhe D.B. (31 vjeçe) nga ana tjetër.
Gjatë përleshjes, D.B. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në institucion shëndetësor.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të përfshirave do të ngriten kallëzime përkatëse.

































