Sherr në avion, Majk Tajson shemb me grushta pasagjerin (Video)

Legjenda e boksit Majk Tajson ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në media pas një konfrontimi me një pasagjer gjatë një udhëtimi me avion nga San Francisko në Florida.

Në videon e publikuar shihet Tajson, i cili pas provokimeve të shumta nga ana e një pasagjeri të ulur pas tij e grushton atë disa herë duke e lenë të gjakosur.

Personi i goditur mori ndihmën e parë nga personeli mjekësor, si dhe thuhet se ka kryer një denoncim në polici për dhunën e ushtruar nga ana e Tajson.

Loading...
loading...









Loading…


loading…