AktualeKuriozitete
Sherr në një dasëm maqedonase në Sydney, i ftuari i kap për vithe gratë e huaja!
Martesa e Metju Karione dhe Rebeka Beçbarovska në Sidnej përfundoi me përleshje në mes mysafirëve, pasi njëri prej tyre të ftuarve i kishte kapur gratë për vithe, madje edhe dashnoren e kumbarit, raportojnë mediat australiane.
Nga sigurimi i objektit thanë se papritur panë disa nga të ftuarit duke ndjekur një njeri.
“Ata e kapën dhe filluan ta godisnin me grushta e shkelma. Mezi arritëm ti ndajmë”, tregoi njëri nga sigurimi.
24 vjeçari ishte arrestuar për shkak të sjelljes agresive ndaj policisë. Një person u shtrua në spital me një hundë të thyer.