Aktuale

Sherr në urën e poezisë në Strugë

Më 17 qershor 2025, rreth orës 16:30, në Njësinë për Punë të Brendshme në Strugë është raportuar për një incident që ka ndodhur në rrugën “Vlado Maleski”, pikërisht te ura e poezisë, ku është prishur rendi dhe qetësia publike pas një përleshjeje fizike mes dy vajzave 16-vjeçare – njëra nga fshati Vevçan dhe tjetra nga fshati Vranishtë.

Situata është përshkallëzuar kur në vendngjarje ka mbërritur edhe një 20-vjeçare nga Vevçani, me inicialet K.P., e cila ka sulmuar fizikisht vajzën nga Vranishta.

K.P. është ndaluar nga policia dhe është zhvilluar një bisedë zyrtare me të në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten kallëzime përkatëse ndaj të përfshirave.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button