Aktuale
Shkencëtarët e industrisë së ushqimit takohen në Ohër!

Simpoziumi joformalisht filloi dje, me punëtorinë “Pro-metrofud – infrastruktura për promovimin e metodologjisë dhe ushqimit në ushqyerje”, ndërsa zyrtarisht do të hapet sot me fjalimin e rektorit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Nikolla Jankullovski, ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, dekanit të Fakultetit për Shkenca të Bujqësisë dhe Ushqim (FSHBU) Vjekosllav Tanaskoviq si dhe kryetarit të Bordit organizues të Simpoziumit, Dragi Dimitrievski. Është paralajmëruar pjesëmarrje e shkencëtareve me renome prej 26-të vendeve, përfaqësues të universiteteve, institucioneve dhe kompanive.