Shkencëtarët Zbulojnë Ilaçin Kundra Tullacllëkut!

Një zbulim i ri shkencor mund të ofrojë një kurë potenciale për tullacët. Statistikat tregojnë se afërsisht 85% e meshkujve do të preken nga rënia e flokëve në një moment të jetës së tyre. Për sa i përket grave, rreth 40% e tyre do të përjetojnë humbje të dukshme të flokëve.

Ndërsa disa njerëz përshtaten me pamjen e re, shumë të tjerë kërkojnë ta korrigjojnë atë teksa shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë një kurë.

Zgjidhja mund të jetë në të ardhmen e afërt pas zbulimit të fundit nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Riverside se një kimikat i vetëm është shkaku kryesor për vdekjen e qelizave të folikulave të flokëve.StrugaLajmStrugaLajm

“Në jetën reale, hulumtimi ynë i ri na afron më shumë për të kuptuar sjelljen e qelizave staminale, në mënyrë që të mund t’i kontrollojmë dhe të promovojmë shërimin e plagëve”.

Studimi, i detajuar në një artikull të fundit të Biophysical Journal, përshkruan se si ekipi vendosi të përqëndrohet në gjendrat e flokëve pasi ato janë organi i vetëm tek njerëzit që rigjenerohet automatikisht dhe rregullisht, edhe nëse nuk janë lënduar.StrugaLajm

Ajo që ata zbuluan është se një lloj proteine ​​e quajtur TGF-beta kontrollon se si qelizat në folikula duke përfshirë qelizat burimore, ndahen dhe formojnë qeliza të reja ose vdesin.

Sigurisht, ka ende goxha rrugë për të bërë derisa tullacllëku të shërohet, por megjithatë, ata që qëndrojnë pas studimit kanë sugjeruar se mund të jetë e mundur të aktivizohen qelizat burimore të folikulave dhe të stimulohet rritja e flokëve nëse kryhen më shumë kërkime se si TGF-beta komunikon me gjenet e tjera dhe nxit ndarjen e qelizave.

Nëse ata mund të gjejnë një mënyrë për të kontrolluar me saktësi nivelet e proteinave, kjo mund të çojë në një trajtim efektiv për gjendjen që prek kaq shumë njerëz në mbarë globin


Loading...
loading...