Shkencëtarja kineze: Laboratori nga doli virusi nën kontrollin e ushtrisë së Kinës

Një virologe kineze, e cila u largua nga Kina drejt Amerikës, nga frika se mund të vritej, ka dhënë një deklaratë të bujshme, duke thënë se Covid-19 që po vret mijëra njerëz në glob, mund ta ketë origjinën nga një labotarator ushtarak i Kinës.

Specialistja e Virologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong Li Meng Yan deklaron se është e bindur se koronavirusi ka lidhje me një laborator, që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.


Prej kohësh, Kina ndodhet nën akuza nga shumë shtete, që kanë thënë se Pekini ka fshehur përhapjen e virusit në ditët e para. Vetë shteti kinez ka hedhur poshtë këto akuza.

Doktoresha Li shprehet e sigurt se pandemia e Covid-19 e kishte origjinën nga ky laborator, ndërsa po studionte transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Ajo shtoi se gjetjet e saj nuk janë marrë seriozisht nga drejtuesi i saj.

“Unë kisha përfundime të sakta se virusi ka dalë nga një laborator i ushtrisë të Partisë Komuniste Kineze. Tregu i Kafshëve të Egra në Uuhan ishte thjesht një gjetje për të tërhequr vëmendjen. Që kur kam bërë këtë deklaratë, jam arratisur nga Kina për në Amerikë, përmes Hong Kongut, sepse kisha frikë për jetën time”, u shpreh ajo.

In : Aktuale

Loading...
loading...